image 30 vjeçarja nga Hasi tregon se si burri e detyroi të abortojë pasi donte djalë, ajo priste vajzën e katërt

Shqipëri

30 vjeçarja nga Hasi tregon se si burri e detyroi të abortojë pasi donte djalë, ajo priste vajzën e katërt

news image

Jona, 30-vjeçarja nga Hasi, nëna e tre vajzave është rrëfyer për problemin e saj.

Ajo është detyruar nga bashkëshorti i saj që të abortojë pasi priste përsëri vajzë në shtatzëninë e katërt.

Ai e kishte kërcënuar se do të divorcohej dhe do të merrte një grua tjetër që mund të bënte djalë.

“Vij nga qyteti i Kukësit, jam nënë e tre vajzave, dëshira më e madhe ishte të kishim një djalë, sapo bëra 12 javë e pamë dhe ishte vajzë.Kjo gjë për bashkëshortin ishte shumë  e rëndësishme, filluan  debatet, më pas mori një mjek në telefon dhe la një takim që të bënim abortin.Edhe mjeku tha që ta mendonim edhe njëherë sepse kishte pasoja”, tha ajo.

Tutje e njëjta shtoi se ai tha që ishte vajzë edhe do të hiqej.

Shkuam në maternitet dhe u krye aborti.Nuk kisha zgjidhje tjetër, marrëdhënia jonë do të merrte fund se më kërcënonte me divorc, duhet të mbroja edhe 3 vajzat e thera, duhej të sakrifikoja një për tre të tjera.Ne ecim me idenë që djali është i shtëpisë dhe vajza lind në derë të huaj e do të shkojë në derë të vet. Ai më tha që nëse se bëja do të shkonte të merrte një grua që bën djem. Isha e detyruar edhe pse jam penduar.Më shoqëroi ai që të sigurohej që do të kryhej. Kur dola nga salla më vinte në mendje ndjenja e fajit. Unë mund të vdisja edhe vetë.Ai ishte indiferent totalisht pasi dola nga salla. Thoshte që t’i i ke tri ca e do të kartën, unë jam fajtorja që bëj vajza”, tha ajo për Top Channel/Gazeta Sinjali/