image Gjykata merr vendim për dy të miturat që torturuan bashkëmoshataren e tyre në Prizren - Sinjali

Gjykata merr vendim për dy të miturat që torturuan bashkëmoshataren e tyre në Prizren

news image

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar 30 ditë paraburgim dy të miturave që dyshohet se kanë kanosur bashkëmoshataren e tyre në Prizren.

Gjykata njërën vajzë (L.C) e ka ngarkuar me veprën “kanosje”, ndërsa tjetrën (E.J) me veprën penale “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Si ndodhi rasti?

“Në javën e dytë të muajit Janar 2022, në ambientet e një Shkolle të mesme në Prizren, në bashkëkryerje seriozisht e kanosin personin tjetër me vepra apo gjeste se do t’i shkaktojnë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes viktimës – të dëmtuarës, dhe të miturave L.C., dhe E.J., fillimisht e dërgojnë të dëmtu

arën prapa shkollës e më pas e kërcënojnë me armës – thikë, (e mitura E.J.,) me anë të një brisku me teh prej 7 cm, kështu të dëmtuarës i shkaktojnë frikë, ankth dhe pasiguri. Kurse me datë 25 janar në orët e mesditës, në ambientet e shkollës e mitura E.J., mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me ta arritur policia në lokacionin në fjalë, të njëjtës në çantën e saj ia gjejnë: një brisk, me teh prej 7 cm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin