image 3 të vdekur dhe 118 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

3 të vdekur dhe 118 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2 mijë e 79 testime, prej të cilëve 118 kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë këtij intervali kohor kanë ndërruar jetë tre persona, të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108 mijë e 606 që nga fillimi i epidemisë./Gazeta Sinjali/