image 3 të mitur shoqërohen në polici, dyshohet se plaçkitën një dyqan në Fushë Kosovë

Siguri

3 të mitur shoqërohen në polici, dyshohet se plaçkitën një dyqan në Fushë Kosovë

news image

Tre persona janë dërguar në stacionin policor, pasi që dyshohet se sot rreth orës 12:30 kanë kryer një vjedhje në një dyqan në rrugën “Dardania”, në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali.

Sipas saj, dyshohet që një person i moshës së mitur ka vjedhur gjëra ushqimore dhe disa të mitur të tjerë e kanë pritur atë jashtë dyqanit.

“Lidhur me rastin e vjedhjes grabiqare që ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, policia ka arrit të identifikojë katër persona të dyshuar, prej të cilëve tre i ka shoqëruar në stacion policor. Veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në koordinim të plotë me institucionet kompetente”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/