image 3 “non-papers” për ndarje të Kosovës – E fundit parasheh që 873 mijë kosovarë të marrin shtetësinë serbe

Politikë

3 “non-papers” për ndarje të Kosovës – E fundit parasheh që 873 mijë kosovarë të marrin shtetësinë serbe

news image

Për muaj të tërë, të ashtuquajturat “Non-Papers”, pra dokumente jozyrtare – kanë qarkulluar në qarqet diplomatike evropiane me propozime për rregullimin politik mbi të ardhmen e Ballkanit, shkruan Gazeta Sinajli.

Së fundmi, është publikuar edhe një “non-paper” i ri që përfshin në total 16 pika, dhe i cili e parasheh Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjo është bërë e ditur nga revista gjermane “ZUERST!”.

Në thelb, bëhet fjalë për marrëdhëniet midis shtetit të Serbisë dhe krahinës së këtij shteti, pra Kosovës, që në mënyrë të njëanshme e deklaroi veten të pavarur në vitin 2008.

Kjo pavarësi është ende çështje e së drejtës ndërkombëtare, pasi që 115 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara e njohin Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë njohur “Republikën e Kosovës” si një shtet të pavarur.

Çështja është e ndërlikuar, sepse nga njëra anë, SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë presion mbi Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës, por serbët nuk e duan këtë gjë.

Zuerst shkruan se në Serbi, udhëheqë Aleksandar Vuçiq, i cili tenton të ketë një qëndrim pozitiv ndaj Brukselit. Megjithatë BE-ja pret nga ai dhe qeveria e tij njohjen e shtetit të Kosovës, si një çmim.

“Non-Papers” mund të kuptohen si balona testimi diplomatik.

Dokumente të tilla bëhen publike – dhe kjo aktualisht po ndodh për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta gjermane shkruan se a duhet të konsiderohet Kosova si një shtet plotësisht i pavarur apo si një provincë e Serbisë e pajisur me të drejta të gjera të autonomisë?

“Non-Papers” ​​që qarkullonin deri më tash përkrahin pozicionin e pavarësisë së shtetit.

Pozicioni i tij i rehatshëm, pra Vuçiqit, në rast të një refuzimi të këtyre dokumenteve, ai do të tërhiqet sikur nuk ka të bëjë asgjë me to.

Tre “Non-Papers“ që kanë dalë  në publik deri më tani propozojnë një ndarje të plotë të Kosovës nga Serbia. Kjo për shkak se dyshohet  të Amerikës që ndjek interesa ekonomikë dhe gjeopolitikë në Kosovë.

Pra sa më pak ndikim të Serbisë në Kosovë, më mirë për Washingtonin.

Por tani është shfaqur një tjetër i ashtuquajtur “Non-Paper”, pa autorë e adresë.

Ajo letër që redaksia e ZUERST! ka në dispozicion, përfshin një total prej 16 artikujsh dhe asnjë prej artikujve nuk shkel Rezolutën 1244 të Këshillit i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të 10 qershorit 1999.

Sipas kësaj letre 873 mijë shqiptarët e Kosovës “duhet të marrin shtetësinë e Republikës së Serbisë”, si dhe zgjedhjet mes dy shteteve të mbahen në prill 2022.

/Gazeta Sinjali/