Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka regjistruar 299 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima të tjera nga ky virus, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10 mijë e 654 numrin e të shëruarve në vendin fqinj që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,
12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,
8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,
6 raste në Pogradec dhe Përmet,
5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,
3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,
2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,
1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kjo ministri apelon te qytetarët që t’i vendosin maskat kudo në ambientet jashtë shtëpisë, të ruajnë distancën dhe të kujdesen për higjienën, sepse “vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2”.
“Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik të specializuar dhe të sigurt, si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, përfundon apeli.
COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 299
Të shëruar në 24 orë 106
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1315
Testime totale 117025
Raste pozitive 19157
Raste të shëruara 10654
Raste Aktive 8026
Humbje jete 477
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4113
Durrës 757
Fier 510
Shkodër 497
Korçë 488
Lezhë 383
Elbasan 348
Vlorë 319
Berat 229
Kukës 183
Gjirokastër 102
Dibër 97./Gazeta Sinjali/