image 29 vjet nga pavarësimi i futbollit kosovar nga ai jugosllav

Futboll

29 vjet nga pavarësimi i futbollit kosovar nga ai jugosllav

news image

Ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, ka kujtuar 13 shtatorin e vitit 1991, ditën kur futbolli kosovar u mëvetësua nga ai jugosllav.

Dumoshi thotë se 29 vjet më parë futbolli kosovar nisi në fusha të improvizuara, për të arritur në arenat më të mëdha sportive dhe në ditën kur futbollistët e Kosovës brohoriten në stadiumet më të mëdha të botës.

“Kështu nisëm një rrugë të gjatë me përkushtim të pareshtur, falë angazhimit të futbollistëve, aktivistëve të futbollit, trajnerëve, gjyqtarëve, tifozëve, punëtorëve sportivë dhe përkrahësve të tij, për të mbërritur sot në ditën kur futbollistët e Kosovës do të brohoriten në stadiumet më të mëdha të botës.

Sot, kur nga fushat alternative e të improvizuara prekim arenat më të larta sportive shënojmë sukseset më të mëdha të futbollistëve kosovarë, kujtojmë me mirënjohje rrugëtimin e gjatë ndër vite që futbolli i Kosovës të gëzojë ditët të mira e të shkëlqimit të tij”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/vlora.dumoshi/posts/10157846816114075