Të paktën 29 persona kanë mbetur të vdekur pas një tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin mëngjesin e së shtunës, sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit.
Ky tërmet ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 10 kilometra i thellë (rreth 6 milje i thellë), sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).
Ndërkaq, kryeministri Ariel Henry u bëri thirrje haitianëve të bashkohen në solidaritet pas tërmetit të së shtunës, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë u shpreh ngushëllimet të afërmëve të viktimave të këtij tërmeti të fuqishëm që ka shkaktuar disa humbje të njerëzve dhe pronave në disa pjesë të vendit”, shkroi Henry në Twitter.
“Unë i bëj thirrje të gjithëve që të kenë një frymë solidariteti dhe angazhimi nga të gjithë haitianët për të formuar një front të përbashkët për t’u përballur me këtë situatë dramatike që po përjetojmë aktualisht”, shkroi ai. /GazetaSinjali/