image 28-vjeçari nga Kosova mbytet në lum në Zvicër, po ikte nga policia

Diasporë

28-vjeçari nga Kosova mbytet në lum në Zvicër, po ikte nga policia

news image

Një 28-vjeçar nga Kosova është mbytur në Lumin Ticino në Zvicër, derisa po ikte nga policia.

Policia i ishte vënë në ndjekje, pasi që ai dyshohet se mëngjesin e sotëm kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzonese, raporton Blick.ch.

Trupi i pajetë i tij u gjet pas orës 10:00 në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio, njofton policia.

Viktima është një 28-vjeçar kosovar, pa adresë të përhershme. 

Policia e kantonit Ticino njoftoi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe i ishte ndaluar hyrja në vend./Gazeta Sinjali/