image 26 vjeçari që vdiq në Qendrën e Studentëve ishte nga Gjilani, detaje nga QKUK-ja

Kosovë

Siguri/ 26 vjeçari që vdiq në Qendrën e Studentëve ishte nga Gjilani, detaje nga QKUK-ja

news image

Sot rreth orës 17:45 një 26-vjeçar nga Gjilani ka vdekur pasi ka rënë nga kati i pestë i konvitit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjenti në QKUK, Gëzim Mustafa.

Mustafa tha se 26-vjeçari ka shkuar në QKUK me lëndime të rënda kryesisht në bazën e kokës.

“Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdekjen. Ka ardhur me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakderdhje nga veshët, hunda dhe goja dhe fraktura të mëdha. Pra lëndimet kanë qenë vdekjeprurëse”, ka thënë Mustafa.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Me datë 03.5.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjences dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është percjellë me autoambulancë në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat e tjera”, tha ai./Gazeta Sinjali/