image 26-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Shëngjin, policia i gjeti drogë në çantë

Shqipëri

26-vjeçari nga Prishtina arrestohet në Shëngjin, policia i gjeti drogë në çantë

news image

Një 26-vjeçar nga Prishtina, me inicialet E.B., është arrestuar sot në Shëngjin, pasi që policia i gjeti drogë në çantë gjatë kontrollit të veturës, në të cilën ai ishte pasagjer, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

“Vihet në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lapidarit”, Shëngjin, forca e posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, në çantën e tij ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës./Gazeta Sinjali/