image 26-vjeçari në Peqin u ekzekutua me 27 plumba

Rajon

Rajoni/ 26-vjeçari në Peqin u ekzekutua me 27 plumba

news image

Kanë dalur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 26 vjeçarit, Andi Zylyfi gjatë ditës së djeshme në Peqin.

Mediat nga Shqipëria raportojnë se një person i maskuar ka qëlluar me 27 plumba në drejtim të 26 vjeçarit.

Mësohet se Zylyfi ka qenë në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin, ku një automjet ka ndaluar shumë pranë lokalit nga ku ka zbritur një person i maskuar i cili ka qëlluar me breshëri plumbash Zylyfi, për pasojë humbi jetën./Gazeta Sinjali/