image KQZ: 255 vendvotime do të hetohen

KQZ: 255 vendvotime do të hetohen

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së shtunës ka vlerësuar se janë gjithsej 255 vendvotime do të hetohen.

Këtë e ka bërë të ditur, shefi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj.

Ahmetaj pas mbledhjes së KQZ-së, tha se do të fillojë po ashtu procesi i verifikimit apo krahasimit të rezultateve të shënuar në formularë të rezultateve të kandidatëve, përkundrejt rezultateve të shënuara në fletët llogaritëse të kandidatëve.

Ky hetim do të bëhet me masën 10 për qind dhe nga barazimet totale rezulton se janë 255 vendvotime të cilat do të hetohen dhe do të krahasohen me të dhënat që janë shënuar në vendvotim me qëllim që të shohim se sa kanë qenë të sakta rezultatet e shënuara në formularët e rezultateve të kandidatëve”, ka njoftuar ai. /GazetaSinjali/