image 23-vjeçari që e theri me thikë 51-vjeçarin në Prizren dërgohet në mbajtje - FOTO - Sinjali

23-vjeçari që e theri me thikë 51-vjeçarin në Prizren dërgohet në mbajtje – FOTO

news image

Sot Gazeta Sinjali raportoi për therjen me thikë të 51-vjeçarit Nuredin Shinik nga i dyshuari Raif Kiçe, 23-vjeçar. Për shkak të therjes me thikë, viktima, sipas mjekëve është në rrezik për jetë.

51-vjeçari fillimisht u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK për shkak të gjendjes së tij.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje që dy palët kishin mes vete. Të njëjtat burime shtuan se i riu dhe viktima kanë qenë të dehur kur ndodhi rasti.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe dyshohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

I dyshuari Raif Kiçe
Viktima Nuredin Shinik

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin