image 23-vjeçari në Hajvali kërcënon dhe rrah gruan e tij, ajo e denoncon në Polici

Siguri

23-vjeçari në Hajvali kërcënon dhe rrah gruan e tij, ajo e denoncon në Polici

news image

Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë, raporton Gazeta Sinjali.

Në stacion policor kanë përfunduar dje pasdite edhe një çift nga fshati Hajvali i Prishtinës, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e çiftit, ku pas një konflikti i dyshuari ka eskaluar në kërcënime dhe sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij.

20-vjeçarja si pasojë e lëndimeve të marra shkaku i dhunës ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital dhe më pas ka rrëfyer gjithë ngjarjen para hetuesve policorë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima ka shkuar të jetojë te familja e saj.

/GazetaSinjali/