image 23-vjeçari i kërkuar nga Gjykata në Ferizaj arrestohet dhe dërgohet në paraburgim

Siguri

23-vjeçari i kërkuar nga Gjykata në Ferizaj arrestohet dhe dërgohet në paraburgim

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar këtë javë për dhjetëra persona të kërkuar nga Gjykatat, të cilën kanë rënë në prangat e Policisë, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Edhe mbrëmë, Policia arriti ta kap një të dënuar, i cili për një kohë qëndroi në arrati.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 23-vjeçari i kërkuar nga Gjykata u ndalua fillimisht nga një patrullë e Policisë së rajonit të Ferizajt, rreth orës 23:00, në një pikë kontrolli. Gjatë verifikimit nga njësia policore, i njëjti doli se ishte i dënuar me burgim nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion policor dhe më pas është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, për ta vuajtur dënimin prej 30 ditësh.

/GazetaSinjali/