Sot shënohet 22 vjetori i masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Sinjali.
22 vjet më parë, më 2 maj të vitit 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 116 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Dëshmitarët kishin deklaruar se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve./Gazeta Sinjali/