image 22-vjeçarja në Pejë dyshohet se është rrëmbyer nga ish-bashkëshorti i saj - Sinjali

22-vjeçarja në Pejë dyshohet se është rrëmbyer nga ish-bashkëshorti i saj

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar të shtunën se mesditën e 27 nëntorit një 22-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona, të cilët e kishin futur me forcë në makinë, në afërsi të shkollës së mesme të ulët “Smajl Hajdari”.

Për këtë rast, policia po atë ditë kishte arritur që të arrestojë njërin nga personat e dyshuar.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali mëson se personi i dytë i dyshuar është arrestuar dje.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se ai është gjetur bashkë me 22-vjeçaren, me të cilën pretendon se ka qenë i martuar edhe më parë.

Këto burime i kanë thënë gazetës se i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin