22-vjeçari Martin Skëndaj vrau me armë Manol Rapajn dhe Elis Kapajn, brenda qendrës shëndetësore të qytetit, pas debatit me ta. Rapaj ishte i dashuri i motrës së Skëndajt, por që ky i fundit nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, ndaj dhe e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën bashkë me shokun Kapaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në poliklinikën e këtij qyteti.
Sipas ‘BalkanWeb’ autori i dyshuar i krimit, Martin Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda në qendër shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, ku ky i fundit ishte i dashuri i motrës së tij. Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe shokut të tij Elis Kapaj.
Ky i fundit humbi jetën në vend, ndërsa Rapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.
22-vjeçari u arrestua nga policia pak pas krimit, ndërsa priten detaje nga dëshmia e tij para grupit hetimor./Gazeta Sinjali/