image 22-vjeçari kosovar ndiqet nga policia në Shqipëri, braktis “Audin” dhe emigrantët që transportonte

Shqipëri

22-vjeçari kosovar ndiqet nga policia në Shqipëri, braktis “Audin” dhe emigrantët që transportonte

news image

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin nga Kosova, me inicialet P.G., ngaqë i njëjti dyshohet se mbrëmjen e kaluar, duke transportuar emigrantë në mënyrë të paligjshme, nuk iu është bindur zyrtarëve policorë për ndalim.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit ”Audi”, të cilin më pas e kanë gjetur të braktisur në Fushë Krujë. Në këtë mjet ishin pasagjerë 4 emigrantë që dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Shtetasi P.G., iu kishte premtuar emigrantëve transport nga Tirana në Kosovë, kundrejt shpërblimit monetar.

Sipas Policisë shqiptare, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 4 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/GazetaSinjali/