Sonte Kosova është tronditur nga vrasja e 22-vjeçarit me inicialet D.Gj., në fshatin Nec të Gjakovës. Për këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar si dhe në vendngjarje janë konfiskuar tri armë.
Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës se viktima dhe i dyshuari janë dajë e nip dhe vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të çastit.
‘Dyshohet që motivi i mundshëm të ketë qenë një mosmarrëveshje e çastit’, tha një burim i sigurtë i Gazetës Sinjali.
I dyshuari është 25-vjeçar, me inicialet D.P./Gazeta Sinjali/