Mbrëmë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një zyrtar policor derisa ishte duke dalë nga një market e kishte hasur një 22-vjeçar i cili kishte pasur armë të shkurtë në brez.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se polici ishte jashtë orarit të punës dhe ishte me rroba civile, mirëpo ka arritur ta ndalojë personin e dyshuar.
Në vendngjarje më pas kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët e kanë arrestuar të dyshuarin e më pas e kanë dërguar në stacion për ta kompletuar rastin.
Siç mëson Sinjali, arma i është konfiskuar të dyshuarit dhe pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.