image 21 vjet nga vrasja e Ismet Rracit, Abdixhiku: Kosova humbi një atdhetar të shquar që i dha vendit gjithçka

Sociale

21 vjet nga vrasja e Ismet Rracit, Abdixhiku: Kosova humbi një atdhetar të shquar që i dha vendit gjithçka

news image

Sot shënohet 21-vjetori i vrasjes së ish-kryetarit të komunës së Klinës, Ismet Rraci. Ai ishte vrarë pranë banesës së tij deri sa po shkonte në punë nga persona të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.

E për nder të tij ka folur edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e ka vizituar Klinën dhe ka bërë homazhe te varri i të ndjerit.

Abdixhiku u shpreh se me vrasjen e Rracit, LDK ka humbur një veprimtar të kohëve të vështira, ndërsa Kosova ka humbur një atdhetar të shquar që i dha vendit gjithçka.

“Sot, në 21 vjetorin e vrasjes së intelektualit e veprimtarit të madh Ismet Rracit, qëndruam me bashkëpunëtorë në Klinë; në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të kryetarit të vrarë të Komunës së Klinës. Familja Rraci, 21 vite më parë e humbi një anëtar familje; LDK një veprimtar të kohëve më të vështira; qytetarët e Klinës një kryetar të zgjedhur me votë demokratike; ndërsa Kosova humbi një atdhetar të shquar që i dha vendit gjithçka. Ismet Rraci u vra para banesës së tij. Ky krim, i Kosovës së pasluftës, ende nuk ka gjetur dritë”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/