Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën Durrës-Tiranë, ku një makinë ka goditur një person për vdekje.
Vozitësja e veturës, K.G., 21-vjeçare ka goditur një person ende të paidentifikuar i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:35, ndërsa grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/