Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë.
21 vjet më parë, më 25, 26 e 27 mars 1999, në Krushë të Madhe të Rahovecit janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.
Kjo është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile shqiptare dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive nga paramilitarët, policia dhe ushtria okupuese serbe anekënd Kosovës, përcjell KosovaPress.
Për kriminelët serbë masakra ishte ‘diçka e zakontë’, që sipas tyre duhej të ndodhej me qëllim të eliminimit të shqiptarëve në Kosovë. /Gazeta Sinjali/