Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale në Shqipëri, njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 21 qytetarë.
Rastet e reja janë regjistruar në: Tiranë (tetë raste), nga tri raste në Durrës, Elbasan, dy në Konispol, nga një rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.
Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar pesë pacientë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e infektimit me këtë virus.
Ndërkaq, janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 74 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2451
Testime totale 855,993
Raste pozitive 132,686
Raste të shëruara 130,074
Raste Aktive 156
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 62
Vlorë 17
Elbasan 14
Fier 14
Shkodër 13
Durrës 13
Lezhë 11
Korçë 5
Kukës 5
Gjirokastër 2./Gazeta Sinjali/