Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani, derisa dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.
Në distriktin Schuld, policia tha të enjten në mëngjes se janë duke kërkuar rreth 70 persona të zhdukur pas shembjes së gjashtë shtëpive, shkruan The Guardian, njofton Gazeta Sinjali.
Uji ka bllokuar rrugë, ka ngujuar njerëz dhe ka shembur së paku 6 shtëpi e shumë të tjera janë në rrezik nga shembja. /GazetaSinjali/