Mbrëmë rreth orës 18:00 në rrugën “Skender Matallari” është gjetur i vdekur 20-vjeçari, Shkëlqim Shillova, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se ai ka pasur një plagë në kokë dhe se trupi i tij është dërguar për obduksion.
Lajmin se trupi i tij është dërguar për obduksion për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se nuk ka informacione për plagën.
“Po, trupi i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkaq, sa i përket plagës, unë nuk e kam atë informacion”, tha ajo.
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/