image 20-vjeçari mbet i vdekur në Prizren, lëndohet rëndë shoferi që po voziste me shpejtësi të madhe

Kosovë

Siguri/ 20-vjeçari mbet i vdekur në Prizren, lëndohet rëndë shoferi që po voziste me shpejtësi të madhe

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e një personi tjetër në një aksident trafiku në rrugën Tupec – Landovicë, të Komunës së Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

I gjithë aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe ku nga aksidenti ka vdekur 20-vjeçari me iniciale L.Ç, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje. Viktima është L.Ç i lindur në vitin 2000”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e specializuara të hetimeve rajonale të trafikut, dhe me njoftimin dhe autorizimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/