image 20 shkolla të Kosovës përfitojnë nga mbështetja e projektit të ALLED 2

Kosovë

Arsim/ 20 shkolla të Kosovës përfitojnë nga mbështetja e projektit të ALLED 2

news image

Në Prishtinë sot është prezantuar studimi “Situata aktuale në Arsimin dhe Aftësimin Profesional”, studim ky që është përgatitur me mbështetjen e projektit “Përshtatja e Arsimit dhe Trajnimit me nevojat e tregut të Punës- ALLED 2”.

Ky studim është një analizë e politikave kombëtare dhe e kornizës ligjore në lidhje me arsimin dhe aftësimin, si dhe kriteret për zgjedhjen dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Gjatë këtij prezantimi janë përzgjedhur 20 shkolla nga të gjitha rajonet e Kosovës, të cilat do të përfitojnë nga mbështetja e projektit “ALLED  2”.

Objektivi i përgjithshëm i projektit ” Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Kërkesat e Tregut të Punës ” – ALLED II”,  është zvogëlimi i varfërisë përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përmirësimit të punësimit të qytetarëve të Kosovës. Ndërsa, si qëllim kryesor ka të forcojë cilësinë dhe rëndësinë e programeve të arsimit dhe aftësimit për tregun e punës dhe të mbështesë përshtatjen e kuadrit ligjor dhe mekanizmave si parakusht për rritjen e punësueshmërisë.

Projekti në vlerë prej 4.5 milionë eurove është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Agjensioni Austriak për Koordinim (ADC), si dhe zbatohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA), si Njësi Operacionale e ADC./Gazeta Sinjali/