image 20% e kosovarëve pranojnë që kanë dhënë ryshfet

Siguri

20% e kosovarëve pranojnë që kanë dhënë ryshfet

news image

Korrupsioni në Ballkanin Perëndimor mbetet shumë i lartë. 20 deri 40% e qytetarëve pranojnë se kanë paguar një lloj ryshfeti.

Kosova duket të jetë vendi i pestë në rajon sa i përket korrupsionit administrativ, thotë raporti i fundit “Monitorimi i sistemit të korrupsionit 2021”, të publikuar nga SELDI, Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim.

Në vitin 2021, korrupsioni ishte më i lartë në Shqipëri, më pas në Bosnje dhe Hercegovinë e Maqedoninë e Veriut. Më i ulët ishte në Kosovë e Serbi.

26% e të anketuarve nga Kosova pohojnë se u është kërkuar një ryshfet dhe 20% pranojnë se e kanë dhënë atë.

Në raport theksohet se Kosova ka pasur rënie prej 5.1% të presionit të korrupsionit që nga viti 2019.

/GazetaSinjali/