image Dy të lënduar nga aksidenti në Rrugën e Kombit

Kosovë

Dy të lënduar nga aksidenti në Rrugën e Kombit

news image

Dy persona të gjinisë femërore kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 19 e 30 në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor Milot-Rreshen.

Mediat në Shqipëri raportojnë se njëra nga të lënduarat është nga Kosova dhe tjetra banuese në Serbi.

Si pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Rreshenit, jashtë rrezikut për jetën shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M.,banuese në Serbi ,të cilat ndodheshin si pasagjere në mjetet me drejtues L.Z.dhe L.G”, bëhet e ditur se ka njoftuar policia.

Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa njëra nga veturat ka qenë me targa të Kosovës. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lidhur me këtë aksident ka njoftuar më herët gazeta Sinjali, e cila ka pranuar pamje dhe video nga një sinjalizues, i cili ka rastisur të jetë në vendin e ngjarjes. /Sinjali/