image 2 persona humbën jetën në aksidente trafiku gjatë kësaj jave në Kosovë

Siguri

2 persona humbën jetën në aksidente trafiku gjatë kësaj jave në Kosovë

news image

Ndonëse Policia po vazhdon me apele për kujdes gjatë vozitjes, meqë trafiku rrugor vështirësohet më shumë gjatë sezonit të dimrit, duket se një gjë e tillë nuk po kryen punë.

Vetëm gjatë 7 ditëve të fundit në rrugët e Kosovës janë shkaktuar gjithsej 342 aksidente trafiku, si pasojë e të cilave humbën jetën dy persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëri nga viktimat ishte 19-vjeçari nga Podujeva, Alor Bekolli, i cili vdiq të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Shajkovc të Podujevës.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në 146 aksidente që ndodhën që nga e diela kishte edhe persona të lënduar, ndërkaq 194 të tjerë ishin vetëm me dëme materiale./Gazeta Sinali/

Statistikat për 6 dhjetor
Statistikat për 7 dhjetor
Statistikat për 8 dhjetor
Statistikat për 9 dhjetor
Statistikat për 10 dhjetor
Statistikat për 11 dhjetor
Statistikat për 12 dhjetor