image 2 mijë e 959 kosovarë humbën jetën për shkak të koronavirusit

Shëndetësi

2 mijë e 959 kosovarë humbën jetën për shkak të koronavirusit

news image

Që nga fillimi i pandemisë, 2 mijë e 959 qytetarë në Kosovë kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj kohe janë testuar 1 milion e 206 mijë e 832 mostra, 160 mijë e 170 prej të cilave rezultuan pozitive me koronavirus.

Bazuar në raportin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, janë shëruar 154 mijë e 881.

Kësisoj, numri i rasteve aktive ka mbetur 2 mijë e 330.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 357 mijë e 810 doza të vaksinës.

Deri tani, 551 mijë e 601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Gazeta Sinjali/