image 2 mijë e 232 raste aktive në Prishtinë, nuk përjashtohet mundësia për masa të reja antiCOVID

Shëndetësi

2 mijë e 232 raste aktive në Prishtinë, nuk përjashtohet mundësia për masa të reja antiCOVID

news image

Që nga paraqitja e rasteve të para me Omicron në Kosovë, janë rritur rastet e reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot u shënua numër rekord i rasteve për dy muajt e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për 24 orë u regjistruan 728 raste të reja.

Aktualisht, në Kosovë janë 5 mijë e 118 raste aktive, por pothuajse gjysma e tyre i takojnë komunës së Prishtinës.

Sipas tabelës së IKShPK-së, në këtë komunë janë 2 mijë e 232 raste aktive, ndërsa komuna e dytë me më së shumti raste është Mitrovica me 436 raste.

Mirëpo sot, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se do të propozojnë masa adekuate lidhur me COVID-19 në Kosovë.

Në këtë takim është theksuar nevoja e respektimit të plotë të masave të ndërmarra më parë përmes mbikëqyrjes së zbatimit të tyre nga të gjitha institucionet përgjegjëse, ndërkohë që popullatës i është bërë thirrje që  të vaksinohen plotësisht përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

/GazetaSinjali/