image Tragjike/ 19-vjeçarja shqiptare vritet nga i dashuri i saj në Mal të Zi

Rajon

Tragjike/ 19-vjeçarja shqiptare vritet nga i dashuri i saj në Mal të Zi

news image

Sheila Bakija, 19-vjeçare, u vra me armë zjarri, ndërsa babai i saj, Shaban Bakija, 42-vjeçar, u plagos rëndë, të enjten, në Tuz.

I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçares dhe plagosjen e babait të saj është i dashuri i saj 28-vjeçari, Ilir Gjokaj.

Mediat malazeze raportojnë se Gjokaj privoi nga jeta të dashurën e tij dhe plagosi babain e saj, e më pas u largua me një makinë “Audi”.

Për shkak të plagëve që mori, babai i 19-vjeçares u operua në Qendrën Klinike.

“Disa gjurmë u mblodhën dhe u dha urdhri për autopsinë e trupit të viktimës”, tha prokurorja e lartë shtetërore, Ana Radoviq.

Ajo shtoi se hetimi është kryer edhe në automjetin e të dyshuarit, i cili e la veturën në qendër të qytetit dhe ia mbathi në këmbë.

Ilir Gjokaj ndodhet ende në arrati.

19-vjeçarja e kishte denoncuar të dyshuarin në gusht të këtij viti, për dhunë fizike./Gazeta Sinjali/