image Challandes flet nga karantina, tregon datën për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Futboll

Futboll/ Challandes flet nga karantina, tregon datën për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

news image

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes,në një intervistë të shkurtër për “Aargauer Zeitung”,  ka treguar për ditët që i kalon në shtëpinë e tij në La Chaux-du-Milieu, në Zvicër.

“Natyrisht se më mungon futbolli. Por unë dhe familja ime jemi mirë. Më vjen keq vetëm që nuk mund të shoh nipërit e mi”, ka thënë Challandes.

Por prioritet për të mbetet futbolli. Aktualisht i studion goditjet standarde. Ndërsa shtyrjen e ndeshjeve  e shfrytëzon për t’u përgatitur edhe më shumë për sfidën me Maqedoninë.

“Tani kam kohë për të përgatitur ekipin edhe më mirë për plejof. Po merrem me situatat standarde”, ka treguar Shalland. Ndërkohë idetë e tij ua përcjell futbollistëve, me të cilët mban kontakt nëpërmjet telefonit.

UEFA nuk ka njoftuar se kur do të luhen ndeshjet e plejofit edhe pse lajmi i fundit ishte se sfida do të zhvillohet në muajin shtator. Mirëpo Shalland duke para situatën aktuale me pandeminë “Covid 19”, beson se ka një datë tjetër për këtë përballje në Shkup.

“Supozoj se plejofin me Maqedoninë e Veriut, do ta luajmë në muajin nëntor”, ka thënë Shalland.