image 17 vdekje dhe mbi 680 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

17 vdekje dhe mbi 680 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 viktima dhe 683 raste të reja me koronavirus, kurse janë shëruar 697 qytetarë.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë kryer edhe 612 vaksinime antiCOVID, duke e çuar kështu në 20 mijë e 275 numrin e vaksinimeve që nga fillimi.

Aktualisht në spitalet COVID janë duke u trajtuar 646 pacientë, prej të cilëve 40 janë në terapi intensive, kurse 15 të intubuar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 113 mijë e 580 raste, prej tyre 75 mijë e 887 janë shëruar, 35 mijë e 737 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1 mijë e 956 pacientë./Gazeta Sinjali/