image 17 vdekje dhe 695 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëri

17 vdekje dhe 695 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

news image

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 17 vdekje dhe janë regjistruar 695 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, aktualisht në katër spitale anti-COVID janë duke u trajtuar 463 pacientë, prej të cilëve 37 janë në terapi intensive, ndërsa nëntë janë të intubuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar kështu në 22 mijë e 180 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/