image 165 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

165 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Tre persona kanë humbur jetën kurse 165 të tjerë janë infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është rritur në 15.231 dhe numri i të vdekurve në 416, që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa, në orët e fundit janë shëruar 102 pacientë, duke e çuar në 9.406 numrin e të shëruarve, ndërkohë aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 232 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 97.703 testime për personat e dyshuar me koronavirus./ Gazeta Sinjali/