Gjykata Themelore në Gjakovë e ka dënuar me 16 vjet burgim E.B., të akuzuarin për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndaj të akuzuarit, gjykata e shkallës së parë ka shqiptuar dënim unik me burgim për fy veprat penale në kohëzgjatje prej 16 vjet.
“Në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 1 nëntor 2017. I akuzuari është obliguar që të paguajë shpenzimet procedurale në shumën prej njëmijë e pesëqind e njëzet e një (1521.68) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej katërqind (400) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
E.B, gjatë një seance gjyqësore të mbajtur dy ditë më parë e ka pranaur fajin se më 1 tetor të vitit 2017 në qebaptoren “T-B” në Gjakovë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.H., për shkak të një mosmarrëveshje që i akuzuari kishte pasur kohë më të.
“Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Ky rast ka qenë i kthyer në rigjykim”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/