Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 vdekje dhe 494 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 690 pacientë.
Aktualisht, në spitalet COVID janë 390 pacientë duke marrë trajtim mjekësor.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë shënuar 120 mijë e 22 raste pozitive me COVID-19, 83 mijë e 954 janë shëruar, 2 mijë e 122 kanë vdekur kurse numri i rasteve aktive është 33 mijë e 946./Gazeta Sinjali/