image 16 vdekje dhe mbi 680 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

16 vdekje dhe mbi 680 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 681 raste të reja me COVID-19, 16 persona kanë vdekur kurse janë shëruar 872 pacientë.

Aktualisht në spitalet COVID janë të shtrirë 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 116 mijë e 123 raste pozitive me COVID-19, 79 mijë e 131 janë shëruar, 2 mijë e 18 kanë vdekur kurse raste aktive janë 34 mijë e 974./Gazeta Sinjali/