image 16 të vdekur në burg, u përleshën për shkak të ndeshjes së futbollit

Botë

Tragjedi/ 16 të vdekur në burg, u përleshën për shkak të ndeshjes së futbollit

news image

16 të burgosur vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosen në një përleshje që shpërtheu në një burg në veri të Meksikës.

Përleshja shpërtheu në orën 2.30 pasdite me kohën lokale në burgun e shtetit meksikan të Zacatecas, sipas mediave lokale, rasti kishte të bënte me një ndeshje futbolli.

Nga Ministria e Sigurisë Publike nuk komentuan mbi shkakun e përleshjes, por thanë se situata e burgut tani është nën kontroll dhe se emrat e të vrarëve do të bëhen të ditur.

Pas një zënke, te njëri prej të dënuarve u gjet një armë. Në kërkime shtesë të policisë u gjetën edhe tre armë dhe lloje të ndryshme të thikave.

Qeveria ka filluar një hetim për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për nisjen e të shtënave, si dhe mënyrën se si armët shkuan në burg.

Pas kësaj ngjarje, autoritetet thanë se masat e sigurisë do të rriten në burgjet në të gjithë shtetin, i cili gjendet në veri të Meksikës.

Burgjet meksikane janë skena e trazirave të shpeshta dhe dhuna që shpesh përfundojnë në fatalitete.

Të paktën 28 të dënuar u vranë në një përleshje brutale që shpërtheu në vitin 2017 në një burg në Acapulco./Gazeta Sinjali/