image 15-vjeçarja nga Gjakova që ishte e zhdukur qe gjashtë muaj ka mbetur shtatzënë

Kosovë

Detaje/ 15-vjeçarja nga Gjakova që ishte e zhdukur qe gjashtë muaj ka mbetur shtatzënë

news image

Yllka Derri, 15-vjeçare që ishte raportuar e zhdukur që nga qershori i këtij viti, ndërsa u gjet vetëm sot nga Policia e Kosovës, ka mbetur shtatzënë.

Burime të Gazetës Sinjali, brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës, kanë konfirmuar se e mitura ka deklaruar gjatë intervisitmit të sotëm se ka mbetur shtatzënë.

Burimet po ashtu kanë bërë të ditura se e mitura nuk është mbajtur me dhunë në asnjë moment nga familja Radoshta, por ajo ka deklaruar se ka qëndruar atje më dëshirë.

Më tutje po të njëjtat burime kanë konfirmuar se gjatë gjithë kohës Yllka Derri ka qëndruar me dëshirë, por që familja e saj ka kundërshtuar për shkak të bazave etnike. Ndërkohë që 15-vjeçarja nuk dëshiron më të kthehet tek familja e saj.

Gazeta Sinjali ka biseduar gjatë ditës së sotme me nënën e Yllkës, Teuta Derrin, por që e cila ka thënë se nuk kanë asnjë informacion për vajzën e tyre, vetëm se janë takuar për disa minuta me të.

“Veç e kemi pa edhe sen s’po di. Kemi hy kështu kalimthi e kemi pa dhe asgjë më shumë”.

“Asgjë nuk kemi mundur me e pyet dhe as policia nuk na ka informua asgjë deri më tash. Besoj që ndoshta jo sot, por të paktën nesër do të na informojnë”, ka deklaruar Teuta Derri për Gazetën Sinjali.

Ndryshe Yllka Derri është raportuar e zhdukur që nga 15 qershori i këtij viti dhe është gjetur vetëm sot. Gazeta Sinjali kishte raportuar edhe javën e kaluar për këtë rast./Gazeta Sinjali/