image 15 vite nga goli i parë i Messit me Barcelonën, pjesa tjetër histori në vete

Futboll

Futboll/ 15 vite nga goli i parë i Messit me Barcelonën, pjesa tjetër histori në vete

news image

1 maj 2005 është një datë për librat e historisë – një ditë kur gjithçka ndryshoi për FC Barcelona pasi një 17-vjeçar shënoi golin e tij të parë zyrtar për klubin katalan.

Kanë kaluar saktësisht 15 vjet nga ndeshja e LaLigës kundër Albacete në Camp Nou, ku Messi të dilte nga pankina me vetëm tre minuta të mbetura dhe të hapte llogarinë e tij për Barcelonën.

Messi zëvendësoi Samuel Eto’o (i cili kishte shënuar golin e hapjes) dhe pasi ishte në fushë vetëm disa minuta, arriti të realizonte.

Fillimisht realizoi duke e parabolluar portierin, megjithatë goli iu anulua për pozicion jashtë loje, e me pas ia doli të shënonte në të njëjtën mënyrë

I riu Leo, i veshur me fanellën me numrin 30 (numri 10 i takonte Ronaldinhos në atë kohë) u hodh në supet e brazilianit, ndërsa mori duartrokitjet nga turma e Camp Nou.

“Ishte vërtet e bukur. Ai tregoi se ai ka talent. Ai kishte një mundesi përpara asaj që ishte edhe më e vështirë, por u përjashtua. Ai mbajti shumë qetësi dhe shënoi një gol të mirë.

“Ai është një djalë me shumë talent, me shumë cilësi. Ai është i ri, por ai po stërvitet me ne dhe ndihet i gatshëm të përfshihet më shumë në fushë me ekipin e pare” – ishin fjalët e trajnerit Frank Rijkaard për Messin.

Tash pas 15 vitesh Messi ka shënuar 627 gola për skuadrën e parë të Barcelonës në 718 paraqitje, me 600-tën që mbërriti më 1 maj 2019 – në fitoren 3-0 të Katalanasve në shtëpi ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Leo është gjithashtu fitues i Topit të Artë gjashtë herë dhe ka ndihmuar Barcën në 34 trofe në karrierën e tij në Camp Nou, duke përfshirë 10 tituj të LaLigas dhe katër Champions League.

/Gazeta Sinjali/