image 15 viktima dhe 752 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëri

15 viktima dhe 752 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 15 vdekje dhe janë regjistruar 752 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, aktualisht në katër spitalet COVID janë duke u trajtuar 454 pacientë, prej të cilëve 39 janë në terapi intensive dhe 13 janë të intubuar.

Po ashtu, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 545 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 23 mijë e 72 që nga fillimi i pandemisë./Gazeta Sinjali/