image 15 vdekje dhe mbi 540 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

15 vdekje dhe mbi 540 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 vdekje dhe 543 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID janë duke u trajtuar 485 pacientë, 32 në terapi intensive, prej të cilëve nëntë janë të intubuar.

Shqipëria që nga fillimi i epidemisë numëron 2 mijë e 60 humbje jete, kurse numri i të prekurve ka shkuar në mbi 118 mijë./Gazeta Sinjali/