image 15 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

15 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

news image

Në ditët e fundit është vërejtur një rritje e numri të rasteve me COVID-19 në Shqipëri, përcjell Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë atje ka informuar se në 24 orët e fundit janë 15 raste pozitive nga 2108 testime të kryera. Kurse viktima nuk ka pasur.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë. Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë kurse të shëruarit për një ditë janë gjashtë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë./Gazeta Sinjali/