Bie me 15% numri i lindjeve gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri.
Mjeku obsetër gjinekolog i Maternitetit “Koço Gliozheni”, Nderim Horeshka thotë se, një prej shkaqeve, është aborti spontan për shkak të COVID-it.
Për shkak të rasteve të rënda apo dhe humbjet e jetës, mjekët apelojnë për marrjen e dozës së tretë nga gratë shtatzënë, raporton abc.news.al.
Nga studimet e kryera, ka rezultuar se foshnjat e lindura nga nëna të vaksinuara, kanë qenë me imunitet për sa i përket COVID-it.